Ish-deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu “ngre në qiell” Sali Berishën, teksa pyetet për kandidimin e ish-kryeministrit në zgjedhjet e 25 prillit.
Balliu, i cili u la jashtë listave për kandidatë për deputetë, e ka quajtur berishën “aset kombëtar” duke thënë se është “çelësi dhe ideatori” i disa prej momenteve historike pozitive më të rëndësishme të Shqipërisë.
“Sali Berisha është aset kombëtar, e ka vërtetuar këtë që në çdo hap historik të Shqipërisë, çelësi, ideatori, nga liberalizimi i vizave të zhbërja e gjykatave komuniste, anëtarësimi në NATO! Ka qenë Sali Berisha ai që ka qenë në drejtim të vendit. Ai është aset kombëtar. Të rinjtë nuk do të ishin këtu nëse do të ishin të vjetrit. Për mendimin tim nuk duhet të ketë një ndarje”, u shpreh Balliu në një intervistë për “News24”.