Djali i ish prokurorit të shumëakuzuar Petrit Fusha, Aldi Fusha do të jetë kandidati për deputet nga radhët e LSI. Ditën e djeshme, Aldi Fusha u shfaq krah kryetares së LSI, Monika Kryemadhi e cila e prezantoi duke i thurur lavde. Kryemadhi prezantoi djalin i ish prokurorit Petrit Fusha, i njohur edhe si mbrojtësi i kryebashkiakut Erion Veliaj, më pas i akuzuar nga ky i fundit. Partia Demokratike ka ngritur dyshime disa herë dhe ka publikuar fakte që hedhin dyshime edhe për mbyllje të tjera dosjesh ko rruptive nga Petrit Fusha, që mbrojti Veliajn. Disa vite më parë Partia Demokratike ka denoncuar lidhjet e Prokurorit të Tiranës Petrit Fusha me tr afik antët e dro gës. Sipas PD –së, Shkëlqim Fusha, pronari i Fusha shpk, është djali i xhaxhait të një tra fikanti ndërkombëtar dr oge, Sulejman Fushës, i kapur disa muaj më parë në Alikante të Spanjës për 75 kg her oinë, por ky fakt u mbajt i fshehur nga ministria e Fatmir Xhafës.
Tashmë, PD e cila dje ngrinte akuza të forta ndaj ish prokurorit, Petrit Fusha, sot djalin e tij do ta ketë aleat dhe pjesë të opozitës kundër qeverisë.
E kur opozita flet kundër oligarkëve një nga emrat që përmend është kompania Fusha e famshmja e sheshit “Skenderbej” apo ajo që do ndërtonte teatrin. Aldi Fusha është nipi i oligarkëve dhe me lidhje të forta me kompaninë Fusha të Shkëlqim Fushës, që e akuzon PD dhe LSI. Në publik Petrit Fusha su lmohet, kompanitë e familjarëve të tij akuzohen, por djali I merret dhe I vendoset kandidat për deputet. Tani nuk ngelet gjë tjetër që paratë e oligarkëve dhe skandalet e Pertit Fushës ti shërbejnë produktit të tyre për të dalë deputet nga opozita.
Kujt i ka shërbyer ky prokuror? I ka shërbyer Lulit apo Monikës? Sepse djali i tij tashmë do të jetë pjesë e opozitës . Pra djali i një prokurori të shumë akuzuar dje nga Partia Demokratike, do të kandidojë në listat e LSI për deputet. Në vend që familjarëve të tyre tu bëhet vetting, tu kontrollohen pasuritë, tu sekuestrohen ato, fëmijët e tyre i marrin dhe i futin nëpër lista kandidatësh për deputet. Kujtojmë se Petrit Fusha është ish prokurori i Tiranës i cili iu shmang vettingut duke u dorëheqeur. Në muajin Shkurt të vitit 2019, Fusha dha dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë. Në deklaratën e servirur për mediat, Fusha shkruante, se Prokuroria nuk ishte më vendi, ku mund të shërbente, pas 32 viteve eksperiencë. /CNA.al