Viti 2021 ka nisur shumë mirë për ekipin e Tottenhamit. Djemtë e Jose Mourinhos fituan me rezultatin 3-0 ndaj ekipit të Leeds. “El Loco” Bielsa doli shumë i zhgënjyer nga ekipi i tij në sfidën e parë të këtij viti kalendarik.

Djemtë e Mourinhos i dhanë fund ecurisë negative të skuadrës së tyre prej 4 ndeshjesh pa fitore. Harry Kane ktheu në gol një penallti në minutën e 29′ për 1-0.

Goli i dytë u shënua nga Son pas një asistimi të mirë të Kane. Koreano-jugori e mbylli pjesën e parë me rezultatin 2-0. Pjesa e dytë foli sërish për vendasit që gjetën golin vendimtar me ane të Alderweireld. Ky i fundit u pasua mirë nga Son dhe dërgoi topin në rrjetë për 3-0.

Tottenhami mori 3 pikë me mjaft vlera. Skuadra e Mourinhos ngjitet në vendin e tretë me 29 pikë, ndërsa Leeds në vendin e 11 me 23 pikë.