Një operacion i finalizuar pak ditë më parë në Itali nën emrin e koduar “Basso Profilo” ka çuar në marrjen si te pandehur të 50 personave, mes tyre biznesmen italian e shqiptar, ish-drejtues të lartë te Guardia di Finanzas, por në dosje përmenden edhe eurodeputet italian. Të gjithë të akuzuar për lidhjet e tyre me mafian kalabreze, Ndrangheta.
Në vendimin e Gjykatës së Catanzaros, siguruar nga Vizion Plus, flitet qartë për interesat e këtyre personave në Shqipëri, më qëllimin e shtrirjes se aktivitetit në ndërtim, veç fasonerisë, ku tashmë kishin arritur të finalizonin edhe disa marrëveshje me Master Chef Albania.
Ne dosje përmendën dhe shume emra politikanesh dhe zyrtaresh te larte shqiptare, gjithsesi mbetet e paarte nëse ata lidhje direkt apo janë përmendur mes personave për te rritur besueshmërinë e për te treguar rrjetin e njohjeve te tyre.
E ne këtë kontest, nje prej emrave te përmendur është dhe ai i Presidentit te Republikës Ilir Meta, nga ish-zyrtari i Guardia Di Finazas Ercole D’Alessandro gjate një bisede me sekserin e Ndragetas, Antonio Gallo, me 23 shtator 2017, raporton Vizion Plus.
D’ALESSANDRO Ercole: Kupton? Sepse nuk dua që të tjerët ta marrin vesh atë se çfarë po bëj. Duhet ta dish vetëm ti atë se fare po bëj, sepse nëse nesër te prezantoj Presidentin e Republikës te Shqipërisë, ta prezantoj ty, nuk ja prezantoj Tomasso Bruttos e as Saverio Bruttos. U shpjegova
Me 23 mars 2018, sipas vendimit te Gjykatës se Catanzaros qe disponon Vizion Plus, përmendet emri i Ilir Kullës, këshilltarit të Presidenti Ilir Meta, në një tjetër bisedë mes Gallos dhe D’Alessandros, ku ky i fundit pretendon se është duke i caktuar një takim me Prokurorin e Përgjithshëm të antimafias:
D’ALESSANDRO Ercole: Tani që jemi atje, më të vërtetë, më ka telefonuar Kulla, që është presidenti. Ky, Ilir Kulla, Këshilltar i Presidentit te Shqipërisë. Mund të informohesh. Në Itali me Presidentin, mbërrijnë në Romë. Tani po marr një takim me ke?” Me Cafier De Rahon. Do të takohet me Cafier De Raho. E kupton. Por sinqerisht, të shkosh dhe të punosh për Tomasso Brutton… jo
I kontaktuar nga Vizion Plus lidhur me përmendjen e emrit te tij ne kete pasazh te dosjes, Ilir Kulla u shpreh:
Nuk kam asnjë koment. Njoh gruan e atij zotërisë, që është mjeke në Romë dhe është nga Shkodra. Më ka asistuar mua dhe familjarët e mi në Romë për probleme shëndetësore. Për të tjerat nuk kam asnjë koment, asgjë për të thënë.
Në dosjen, se ciles i referohet Vizion Plus, figuron dhe një tjetër shqiptar, Eno, i cili në përgjimet e datës 22 maj 2017, përmendet nga Antioni Gallo si bashkëshort i shefes se kabinetit të një zyrtari të lartë.
Antonio Gallo: Ne këtë pikë, nëse ma konfirmon, do të dëgjohem me Enon. Te shohim çfarë dokumentesh duhen. Gruaja është shefe e kabinetit e Presidentit, njeri i respektuar. Ndërsa, ministri i punëve publike, s’më kujtohet si e ka emrin, por është afër politikes, është një djalë që punon, operativ. E ka bërë këtë punë në të shkuarën me Kuesturën e Lumazias, pastaj mbeti në mes
Eno përmendet sërish në një tjetër bisedë po të Antonio Gallos, këtu i përmendur si bashkëshorti i shefes së kabinetit të Presidentit te Rajonit, term ky qe mbetet për tu verifikuar.
Gallo thotë së është duke shkuar në rrugën e tij dhe ka shqiptarin e tij (Eno) që bën gjithçka. “Nuk është së unë shkoj atje dhe më lënë të hy, gruaja (e shqiptarit Eno) punon si shefe e kabinetit Presidentit të Rajonit.
Përgjimet e prokurorisë, të pranuara edhe nga gjykata, nënvizojnë interesat shumë milionëshe në ndërtimin e kullave si dhe paratë që duheshin paguar dhe këtu përmendet personi me emrin Niku.
Antonio Gallo thoshte se shqiptarët, përfshi edhe këtë Nik po kërkonin fonde për ndërtimin e disa gradaçelave në një lagje të mirë të Tiranës. Larussa ishte mbajtur në errësirë nga D’Alessandro ndërsa Gallo tregoi çdo detaj të operacionit. Ai tha se do të vinin në Itali disa shqiptarë për të diskutuar se si të “paketojnë” tenderin për të siguruar fitoren, gjithashtu shtoi se këta kishin kërkuar një pagese prej 20% të kontratës për t’u paguar menjëherë “cash”.
Në vendimin e gjykatës qe departamenti i informacionit te Vizion Plus ka mundur te siguroje tregohen edhe detaje mbi rolin kryesor që kishte shqiptari i i quajtur Nik.
Gallo gjithashtu tha që shqiptari Nik ishte një person i besuar që kishte zbuluar shumë hile për të ulur kostot përmes një kompanie konsulencë të vendosur në Itali. Larussa tha se ishte i gatshëm për të lëvizin në Shqipëri me Gallon për të diskutuar këto detaje duke thënë se ai është i hapur sepse mund t’i interesoje një Fondi te huaj: “Unë kam fondin që mund të investojë në këto gjëra … ekziston një fond në pasuri të paluajtshme anglez … d.m.th … ai është amerikan por është i vendosur këtu në Londër për Evropën … e cila quhet “fortress investment group”… i cili u përket hebrenjve dhe ata i bëjnë këto aktivitete “
Gjykata e Catanzaros ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 13 nga të akuzuar, 35 të tjerë në “arrest shtëpie”, mes tyre dhe shqiptar Henrik Baci, ndërsa për shqiptaren tjetër pjese e kësaj dosje Odeta Hasaj është vendosur masa detyrim paraqitje.