60 është numri i gjyqtarëve dhe prokurorëve të rinj të cilët do të pranohen në shkollën e magjistraturës për vitin akademik 2021-2022.

Numri më i lartë do të jetë për gjyqtarë 35, ndërsa prokurorë janë caktuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë 25. Afati i aplikimit për 60 vakancat e shpallura nga KLGJ dhe KLP do të jetë deri më 29 shkurt 2020 dhe më pas ata që pranohen do të ndjekin studimet dhe përpara emërimit në përfundim të shkollës, do t’i nënshtrohen Vettingut.

Aktualisht në sistemin e drejtësisë përfshi gjyqtar e prokuror ka mbi 100 vakanca për shkak të shkarkimeve nga vettingu dhe dorëheqjeve. (Shqiptarja.com)