Max Allegri vijon të marrë kohë, në këtë periudhë të gjatë pa punë, që kur u largua nga stoli i Juves, ka refuzuar oferta të shumta por sërish emri i tij lakohet në çdo pankinë prestigjioze. Së fundi u fol se mund të marrë drejtimin e Romës në fund të sezonit por në garë është futur edhe Real Madrid, një emër shumë i madh që mund të ndryshojë përpara kohë planet e tij. Humbja e fundit që spanjollët pësuan kundër Levante në shtëpi ka trazuar edhe një herë të ardhmen e Zidane. Presidenti Perez nuk e ka pritur mirë këtë disfatë në shtëpi duke krisur akoma më shumë marrëdhëniet e tij me teknikun francez. Ideja e Allegrit këtë periudhë ka qenë e qartë, kërkon të marrë drejtimin e një ekipi në Serie A për tu mos larguar nga Italia, nëse do ishte e mundur kërkon të nis një projekt të ri nga e para, për këtë arsye përfaqësuesit tij vijojnë të mbajnë kontakte me drejtuesit e Romës.

Pavarësisht këtij fakti, nëse presidenti Perez do ta kërkonte zyrtarisht vështirë të mendosh që Allegri do ta refuzonte. Zidane ka në dispozicion edhe dy gara, kundër Huesca në La Liga dhe kundër Atalanta në Champions, nëse Reali nuk reagon shkarkimi i Zidane duket i sigurt. Në këtë pikë, Perez do të telefononte Allegrin për të pasuar Zidane në stolin e Realit, ndërsa trajnerit i duhet të zgjedh, të pres Romën deri në fund të sezonit ose të transferohet në Madrid.