Pas festave ndodh rëndom që organizmi ynë të shtojë dy ose tre kilogramë.Cilat dieta do t’ju ndihmonin për t’u dukur në formë të shkëlqyer?
Dieta e shpejtë Kjo lloj diete është shumë e shëndetshme për organizmin, meqë përmban të gjithë komponentët e nevojshme për një ushqyerje të mirë. Mos e ndiqni këtë dietë për një kohë të gjatë, shtatë ditë janë më se të mjaftueshme. Mëngjesi i parë: një gotë me çaj ose kafe pa sheqer Mëngjesi i dytë: 40 g djathë
Dreka: vezë të zier, 120 g mish pa dhjamë, omletë me 20 g djathë Vakt i pasdites: një gotë me çaj pa sheqer Darka: 125 g mish i zier, perime të ziera me pak vaj Përpara se të flini pini një gotë me nenexhik të zier
Dieta e sallatës jeshile Është dietë që bazohet mbi konsumimin e sallatës jeshile e cila vijohet për dy javë dhe ndihmon në reduktimin e 7 kg për trupa mbi peshë.
Java e parë Mëngjesi: pini një gotë me ujë dhe limon vetëm 30 minuta para se të hani lakër. Përgatisni një sallatë frutash kryesisht me mollë jeshile, pjeshkë, portokall ose mandarina të përziera me 1% kos. Dreka dhe darka: përgatisni një sallatë me perime të ndryshme, përveç patates, hidhini pak limon të shtrydhur si dhe pak vaj ulliri, pa kripë.
Java e dytë Të njëjtat ushqime, vetëm shtojini menusë suaj 100 g mish pa dhjamë dhe pa kripë në drekë. Gjatë kësaj diete pini çaj jeshil si dhe ujë me limon. Por kujdes, mos konsumoni sasi të mëdha.
Dieta me supë Dita e parë: vetëm supë dhe çdo lloj fruti, përveç bananes Dita e dytë: supë dhe çdo lloj sasie perimesh, përveç fasules, bizeles dhe misrit. Për drekë mund të hani një patate të pjekur me pak gjalpë. Në këtë ditë nuk do të ketë asnjë frutë! Dita e tretë: supë sa të dëshironi, perime dhe fruta gjithashtu.
Receta supe Për të bërë supë në ditë diete zakonisht përdorni këto përbërës: gjashtë karota, dy spec jeshil, një lakër të tërë, selino, dy qepë të freskëta, disa domate të grira, 400 g bizele, supë pule ose viçi, kripë, piper, si dhe majdanoz- sipas dëshirës.
I grini të gjitha perimet në forma të vogla, dhe më pas hidhini në një tenxhere të mbushur me ujë në një të tretën e saj. I zieni vetëm për dhjetë minuta. Shtoni ujë të zier gjatë gatimit, më pas uleni temperaturën e zjarrit dhe ziejini perimet derisa të bëhen të buta.