Organi më i lartë i futbollit në Europë (UEFA), në bashkëpunim me Deportes Finanzas, kanë bërë së fundmi një hulumtim në lidhje me klubet e futbollit që kanë më shumë ndjekës në rrjetet sociale. Për çdo shtet është përcaktuar klubi kampion për sa i përket fansave në internet. Partizani, rezulton në këtë hulumtim të UEFA-s, klubi shqiptar më i ndjekur nga tifozët në rrjetet sociale.
Ka qenë kompania statistikore e DeportesFinanzas që ka publikuar hartën Europiane me klubet më të ndjekur të secilit shtet duke përfshirë të gjitha rrjetet sociale (Facebook, Instagram, Twitter, Tik-Tok, Youtube), ku harta e Shqipërisë përfaqësohet nga logoja e Partizanit.