Është ndarë nga jeta anëtari i bordit drejtues të Vllaznisë, Mark Kaloshi. Ai ishte anëtar në bordin e Vllaznia Sh.A.Kaloshi vuante nga një sëmundje prej pak kohësh, të cilët duket se nuk ka arritur ta kalojë me sukses dhe ditën e sotme është ndarë nga jeta,. Lajmin e ka konfirmuar vetë kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, e cila në profilin e saj në “Facebook” shkruan: “Ndarja nga jeta e qytetarit të mirë, prindit të përkushtuar e profesionistit Mark Laloshi, është një lajm i trishtueshëm për të gjithë.
Për ne që punuam me të, që e njohëm nga afër, e vlerësuam për punën e tij, është trishtim edhe më i madh. I shpreh ngushëllimet vajzave, familjarëve dhe të afërmve për këtë humbje”.