Kosovari Valmir Bytyqi është bërë baba i katërnjakëve të mrekullueshëm që ka sjellë në jetë bashkëshortja e tij Michaela Seidl.

Nëse nuk bëhet me fertilitet, një diçka e tillë ndodh shumë rrallë në botë. Katër djemtë që lindën në klinikën e gjinekologjisë në spitalin e Ausburgut janë në gjendje të shëndetshme dhe të gjithë peshonin 1.300 gramë.

Lindja zgjati pak minuta dhe në fillim erdhi në jetë Leoni, Luis, Aroni dhe Beni.

Vogëlushët ndodhen në kujdesin intensive dhe ushqehen ende përmes një tubi gastrik, pasi duhej të vinin në jetë me prerje cezariane dy muaj më herët.