Eugena Tomini është emëruar zv.ministre e Shëndetësisë. Vendimi është marrë në mbledhjen e qeverisë dhe është botuar tashmë në fletoren zyrtare.

Mësohet se Tomini nuk ka zëvendësuar asnjë prej zv.ministrave aktualë, por i shtohet ekipit aktual prej tre zëvendësministrash në krahë të ministres Ogerta Manastirliu.

Kështu përveç Mira Rakacollit, Albert Nikollës dhe Bardhylka Kospirit do të shtohet edhe Eugena Tomini.