Faqja e njohur, Europe Elects e cila publikon sondazhe për të gjithë Europën nga burime të besuara, ka postuar së fundmi edhe një sondazh për Shqipërinë. Nga ky sondazh pasqyrohet se në zgjedhjet e 25 prillit fituese del Partia Socialiste me 56 % të votave që ka një rritje nga zgjedhjet e 2017.
Sipas sondazhit rënie drastike shënon LSI krahasuar me 2017. Sot partia e drejtuar nga Monika Kryemadhi do të merrte vetëm 3 % të votave. Në rritje është dhe Partia Demokratike që sot do të merrte 32 % të votave. Europe Elects për të publikuar këto rezultate është bazuar tek insitituti Piepoli, i cili realizoi një sondazh për zgjedhjet në Shqipëri, pak javë më parë në bashkëpunim me televizionin Report TV.