Dashi

Ideja për të ndryshuar drejtim sot do bëhet edhe më ë fortë. Marsi do ju bëjë të reflektoni më gjatë para se të hidhni hapa. Nëse jeni në një lidhje mbyllja në vetvete për disa momente për te reflektuar për hapat që do hidhni do ju bëjë shumë mirë. Në fund të ditës priten surprizat më të mëdha. Për ju beqarët dita nuk ka për të qenë ekzaktësisht si e keni dëshiruar, por gjithsesi nuk do jetë aspak e keqe. Nëse jeni në kërkim të një pune prej kohësh sot më në fund do arrini ta gjeni atë. Nëse e keni një të tillë zhvillimet kanë për të qenë pozitive. Shpenzime mund të kryeni, por vetëm me llogari.

Demi

Sot do i shprehni akoma më shumë ndjenjat dhe do mundoheni t’i bëni ata që keni pranë të ndihen më mirë. Ju të dashuruarit nuk do ndaleni së bëri surpriza për partnerin dhe ai do ju dashuroje me më shumë pasion. Çdo çast pranë tij do jetë si në një ëndërr të bukur. Në mbrëmje mund t’iu ndodhë edhe diçka që as e kishit imagjinuar të ndodhte kaq shpejt. Zemra do rrahë si asnjëherë më parë. Ju beqarët nuk do e keni prioritet ndryshimin e statusit, por çdo gjë do ju ndodhë si me magji. Në punë ndryshime do ketë, por të gjitha do jenë në favorin tuaj. Sipas Dritare.net, financat do kalojnë një periudhe goxha të vështirë.

Binjakët

Hënën do e keni kundërshtare sot. Gjërat nuk do ju ecin si duhet dhe shpesh do jeni të mërzitur. Nëse keni një lidhje duhet t’i jepni besim të plotë partnerit dhe jo të dyshoni tek ai. Vetëm kështu marrëdhënia juaj do stabilizohet dhe do mund të dashuroheni të qetë. Ju beqarët mund të ndesheni në rrugë me persona që do ju tërheqin, por nuk do jeni asnjë mundësi për të realizuar takime vetëm për vetëm me ta. Në punë do ju duket sikur nuk do kontrolloni dot asgjë dhe do shpërqendroheni plotësisht. Edhe financat mund të dobësohen për shkak të shpenzimeve impulsive që do kryeni.

Gaforrja

Kjo ditë do jetë pozitive për ju dhe do ndiheni të përmbushur. Nëse keni një lidhje do bashkëpunoni në çdo moment, do shkëmbeni çdo ide me partnerin dhe do realizoni disa nga qëllimet tuaja. Do ndiheni mirë si fizikisht ashtu edhe mendërisht. Nëse jeni ende beqarë nuk duhet t’i lini asgjë rastësisë, por duhet të mendoheni dhe të veproni me plan. Mundësitë nuk do mungojnë gjatë kësaj dite. Në punë do bëni mirë të ndryshoni strategjitë e të vepruarit që të arrini sa më parë në objektivat finale. Shpenzimet do i kryeni me shumë përkujdes kështu që gjendja e financave do mbetet e kënaqshme.

Luani

Sot duhet të jeni më të vëmendshëm për gjithçka nëse nuk doni t’iu dalin të papritura të pakëndshme. Nëse jeni në një lidhje komunikimi do jetë shumë i rëndësishëm për të zgjidhur edhe problemet më të mëdha të mbetura pezull prej kohësh. Mirë është që të tregoheni edhe më të dashur me partnerin dhe të favorizoni jetën intime. Nëse jeni beqarë do filloni të ndieni për një koleg pune, por ngaqë nuk keni shumë muhabet me të nuk do i pranoni ndjenjat. Në punë përgatituni për ndryshime të mëdha. Financat do kenë përmirësime të dukshme nga disa ditë më parë.

Virgjëresha

Duke u kujdesur më shumë për të tjerët ka rrezik ta lini pas dore jetën tuaj dhe gjërat mund të përkeqësohen. Merrni masa sa pa qenë vonë. Nëse keni një lidhje mos kërkoni gjëra të pamundura nga partneri dhe mos u hiqni si perfeksionistë sepse nuk jeni. Po nuk i pranuat gabimet dhe po nuk u kthyet në realitet keni për të pasur probleme shumë serioze. Ju beqarët duhet të pranoni të dilni në mbrëmje me miqtë sepse mundet edhe t’iu shfaqen persona interesantë. Në punë mundohuni të përqendroheni në një drejtim sepse po u morët me shume gjëra njëherësh nuk do arrini asgjë. Buxheti do mbetet po njësoj.

Peshorja

Do ndiheni të frustruar gjatë kësaj dite dhe nuk do dini çfarë hapash të bëni sidomos ne planin profesional. Nëse jeni në një lidhje flisni sa më qartë me partnerin, paraqitjani kërkesat dhe më pas prisni përgjigjet e tij. Qëndroni përherë të hapur për dialog sepse vetëm ashtu mund të zgjidhen edhe problemet. Nëse jeni beqarë do j\iu bëhen propozime dhe do iu jepen sugjerime, por nuk do dini çfarë hapash të hidhni. Në punë për fat të keq nuk do merrni ato që keni pritur dhe në shume momente do ju duket sikur i gjithë mundi ju ka ikur kot. Sipas Dritare.net, në planin financiar do ndikoheni shumë nga të tjerët dhe mund të bëni gabime.

Akrepi

Sot do revoltoheni për disa gjëra dhe mund të filloni një luftë të ashpër me disa persona. Përgatituni për të luftuar fort për të mbrojtur idetë tuaja. Nëse jeni në një lidhje e pamundur t’iu shpëtoni debateve dhe problemeve. Mos bëni gabim të kërkoni më shumë liri e pavarësi sepse do pendoheni përgjithmonë. Ju beqarët do jeni shumë të pamatur dhe do ja shprehni pa dorashka ndjenjat dikujt që jeton larg jush. Prisni deri ne fund të ditës sepse mund të vijnë edhe përgjigjet. Në punë do ju dalin pengesa të njëpasnjëshme dhe nuk do ndiheni të qetë. Në planin financiar po nuk ju ndihmuan do rrënoheni komplet.

Shigjetari

Mërkuri do ju bëjë shumë impulsivë gjatë kësaj ditë dhe nuk do bëni aspak kujdes me fjalët para se t’i thoni. Nëse jeni në një lidhje nuk duhet të bëni çdo gjë si do ju thotë partneri, por të paktën dëgjojeni kur ju flet dhe mos i dilni kundër. Po folët hapur me të do arrini të zgjidhni edhe disa hatërmbetje e do i kuptoni disa gabime. Ju beqarët do jeni shumë pak fat në dashuri dhe për fat të keq nuk do e gjeni personin e ëndrrave. Në punë ka për të qenë një dite mjaft intensive. Do jeni goxha të ngarkuar dhe ndonjëherë nuk do bëni kujdes me hapat. Në planin financiar vetëm po bëtë ekonomi gjendja mund t’iu stabilizohet.

Bricjapi

Plutoni do ju detyrojë të ndryshoni disa zakone gjatë kësaj ditë në thuajse të gjitha fushat. Do bëheni edhe më ambiciozë nga më parë. Nëse jeni në një lidhje duhet sa më parë të hiqni dorë nga kokëfortësia sepse përndryshe keni për të pasur probleme serioze. Vetëm kështu mund të kaloni një mbrëmje të këndshme. Ju beqarët do joshni edhe pa dashur vetë, por nuk do jeni gati të filloni një marrëdhënia. Në punë, personaliteti i fortë do ju ndihmojë të zgjidhni disa probleme të hershme. Me më shumë reflektim dhe reagim të kujdesshëm keni për të arritur majat. Edhe financat do jenë më të mira.

Ujori

Bashkëpunimi i Diellit me Hënën do bëjë që jeta juaj të jetë e mrekullueshme sot. Do jeni magnetikë, të përshtatshëm dhe optimistë. Nëse keni një lidhje ka mundësi të bini dakord për gjithçka dhe mund të merrni edhe vendimet e duhura. Nuk do ketë aspak re në qiellin tuaj të dashurisë. Ju beqarët do jeni plot sharm dhe do arrini të bëni për vete cilindo person që do ia vini syrin. Dita do përfundoje ashtu si e keni ëndërruar gjithmonë. Në punë do keni edhe më shumë sukses nga sa kishit menduar. Nuk do keni druajtje as për të shprehur idetë tuaja. Financat fatmirësisht do fillojnë të normalizohen pas periudhës shumë të vështirë.

Peshqit

Mërkuri do ju bëjë të mos reflektoni gjatë kësaj dite dhe nuk do arrini t’i kuptoni gabimet qe do bëni. Kokëfortësia shpesh ju ka çuar në rrugë të gabuar. Ju të dashuruarit do kërkoni ta kontrolloni atë që keni në krah dhe nuk do arrini dot të keni një marrëdhënie të qetë. Gabimet do jenë të vazhdueshme. Ju beqarët nga ana tjetër do keni disa komplekse që do ju pengojnë të afroheni me ata që ju pëlqejnë. Në punë gjërat nuk do ju ecin sipas planeve. As me kolegët nuk do arrini dot të merreni vesh dhe të gjithë do ju braktisin. Shpenzimet do i kryeni pa menduar aspak kështu që ato do dobësohen.