Në ditën e 15-të të vaksinimit në Shqipëri vijon procesi me të gjithë ata që janë në ballë të luftës me COVID-19. Sot në stadiumin “Air Albania” e ka pasur radhën ekipi i mjekëve i anestezi-reanimacionit të kardiokirurgjisë dhe stafet e reanimacioneve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar fotot. “Dr. Saimir Kuçi, dr. Alfred Ibrahimi, ekipi i anestezi-reanimacionit të kardiokirurgjisë dhe stafet e reanimacioneve, në vijën e parë të përballjes me virusin e rrezikshëm, janë sot më të mbrojtur pas kryerjes së vaksinës anti Covidnë Qendrën e Vaksinimit në Stadiumin Air Albania”, shkruan ministria.

Posted by Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale on E hënë, 25 Janar 2021