Kafshët shtëpiake përmirësojnë jetën tonë në shumë mënyrë. Sa herë që kujdesemi për një kafshë shtëpiake, bëjmë diçka të mirë për të dhe për veten. Kur shëtisim me qentë tani, po përmirësojmë shëndetin tonë, kur përkëdhelim macet, çlirohemi nga stresi.

Dashi-Kafsha më e mirë shtëpiake për një Dash është një qen Boston Terrier. Keni nevojë për një kafshë shtëpiake që ka energji të bollshme po aq sa dhe ju dhe kjo kafshë e vogël, por robust është ideale.

Demi-Shpejtësia dhe nxitimi nuk janë pika jote e fortë prandaj një breshkë do të ishte zgjedhja më e mirë për ty.

Binjakët-Je në gjendje të komunikosh në mënyrë perfekte pothuajse me të gjithë. Kafsha perfekte për ty do të ishte një papagall që flet.

Gaforrja-Je një person i ndjeshëm dhe i dhembshur, kështu që pse të mos adoptosh një kafshë shtëpiake me nevoja të veçanta? Do të kishe dikë ku të fokusoje të gjithë vëmendjen tënde dhe dikush do të kishte gjithë dashurinë që meriton.

Luani-Një person i guximshëm dhe kryelartë si ju duhet të jetën nën shoqërinë e një felini. Një serval, mace e mrekullueshme e egër që vjen nga Afrika jugore dhe qendrore, është ajo që ju nevojitet.

Virgjëresha-Je një tip praktik, i orientuar ndaj detajeve. Do të duhej një kavie e bukur, e heshtur, miqësore, kurioze, inteligjente: një mik i shkëlqyer.

Akrepi-Misteriozë dhe të paparashikueshëm, kush më mirë se ju mund të mbante një gjarpër në shtëpi?

Shigjerari-Jeni të egër dhe me shpirt të lirë, ashtu si kuajt, dhe pikërisht për këtë motiv janë perfektë për ty. Sipas yjeve, janë të vetmit që mund të përshtaten me energjitë tuaja.

Bricjapi-Një qen i racës Akita është ideal për ju, pasi është dinjitoz, besnik dhe kurajoz ashtu si ju.

Ujori-Jeni ekspertë të vërtetë teknologji dhe do të adhuronit një brejtës. Do t’i siguronit një habitat të denjë me tuba, mekanizma e sensorë.

Peshqit-Do të ishte shumë mirë të kujdeseshit për një peshk, kafshën e përkryer për ju.