Interi nuk ka shkuar më shumë se një barazim 0-0 në transfertë ndaj Udineses. Ekipi zikaltër nuk e shfrytëzoi si duhet humbjen e Milanit ndaj Atalantas dhe ndalet në një moment që nuk duhej.
Djemtë e trajnerit Antonio Conte dominuan sfidën e tyre, por nuk arritën që të dërgonin topin në rrjetë. Zhgënjim për tifozët dhe vetë lojtarët që nuk ia dolën të barazojnë në renditje skuadrën e Milanit.
Lautaro vazhdon me formën e tij të dobët dhe nuk po krijon shumë. Ai mbetet një shqetësim për trajnerin Conte, pasi ka “harruar” të shënojë. Ndeshja ishte e dobët dhe nën një nivel mesatar. Udine nga krahu tjetër u mbrojt shumë mirë.
Antonio Conte u pa shumë i revoltuar, madje doli me karton të kuq. Ai nuk arriti të administronte si duhet emocionet e tij në fundin e lojës. Gjyqtari e ndëshkoi pas protestave dhe e nxori jashtë.