Prokurorët akuzuan të hënën ish-kryeministrin e Rumanisë Calin Popescu-Tariceanu për “kërkim dhe marrje indirekte të të mirave materiale me vlerë 800,000 dollarë” nga një kompani austriake midis 2007 dhe 2008. Në këmbim, politikani dyshohet se ka përdorur pushtetin e tij si kryeministër për të nxitur “një sërë vendimesh të favorshme për kompaninë”, tha Drejtoria Kombëtare Kundër Korrupsionit në një deklaratë, shkruan Birn!.
Per ironi te fatit kandidati yne per kryeminister Lulzim Basha zhduku 230 milione dollare, dhe ne vend qe te shkoje para drejtesise, mbylli çeshtjen me raporte mjekesore dhe tani lufton per tu bere kreu i qweverise me 25 prill! Por qe te rikthehemi tek Tarikeanu, i cili është 69 vjeç dhe aktualisht nuk mban ndonjë post politik, ishte kreu i Partisë Kombëtare Liberale dhe drejtoi vendin si kryeministër midis dhjetorit 2004 dhe dhjetorit 2008.
Ai u largua nga partia në 2014 dhe një vit më vonë themeloi Aleancën e Liberalëve dhe Demokratëve të Rumanisë, ALDE, një parti e qendrës që ishte një partner i vogël i koalicionit në qeverinë e udhëhequr nga Social Demokratët e formuar në Rumani në janar 2017. Midis vitit 2017 dhe dhjetorit 2020, Tariceanu ishte kryetari i Senatit. Si deputet, Tarikeanu gëzonte imunitet parlamentar nga ndjekja penale. Në qershor 2019, Senati i dominuar nga Social Demokratët votoi kundër heqjes së imunitetit të Tarikeanut. Kjo nënkuptonte se prokurorët duhet të prisnin derisa ai të mos ishte më deputet që të mund të nisnin një hetim penal për dyshimet e tyre për korrupsion. Tema/