Nga java tjetër, qeveria italiane do ta ndajë sërish vendin në një numër zonash COVID-19 me rregulla të ndryshme të rreptësisë. Rajonet veriore të Emilia Romagnas, Lombardisë dhe Venetos, si edhe Sicilia dhe Kalabria në jug, do të bien në zonën portokalli nga e hëna.
Në këto rajone pritet të zbatohen rregulla më të rrepta, sesa në pjesën tjetër të vendit, që do të përcaktohet si zonë e verdhë.
Në mënyrë të veçantë, në zonat portokalli, baret dhe restorantet do të qëndrojnë të mbyllura dhe do të lejohen të shesin vetëm ushqime me vete. Rrezja e lëvizjes së personave do të jetë e kufizuar brenda komunës. Përveç kësaj, qeveria ka ndaluar udhëtimin midis të gjitha rajoneve deri më 15 janar.Sipas ekspertëve të Ministrisë sëShëndetësisë, situata pandemike është përkeqësuar kohët e fundit në të gjithë vendin.
Numri i rasteve, në rënie në dhjetor, po rritet sërish me shpejtësi./