Shkencëtarët italianë kanë shpikur një tjetër vaksinë kundër koronavirusit, e cila ka një efektshmëri prej 92.5 për qind.Siç raportojnë mediat italiane, vaksina bëhet vetëm një dozë dhe nga testimet e deritanishme ka krijuar anti-trupa tek 92.5 për qind e personave që e kanë bërë me qëllime studimore.
Vaksina u shpik nga kompania “ReiThera” dhe deri më tani është testuar tek 100 persona. Sipas drejtorit i spitalit Spallanzani, stafi i të cilit testoi vaksinën, konfirmoi se ajo prodhon anti-trupa që në 28 ditët e para të injektimit.
Deri më tani, vaksina është shpikur nga “Bion/Tech”, e cila lidhi një kontratë bashkëpunimi me kompaninë “Pfizer”, “Astra Zenecca”, “Moderna” si edhe nga një kompani ruse dhe një kineze. Italia bëhet shteti i radhës që shpik vaksinën duke rritur kështu shanset që pandemia të marrë fund sa më parë.