Do të luhet duke filluar nga ora 20:45, ndeshja mes Juventusit dhe Udinezes, e vlefshme për javën e 15-të në Serinë A.

Zonja e Vjetër do të kërkojë ta nisë vitin me këmbën e mbarë dhe për këtë arsye fitorja është objektivi i vetëm për ndeshjen e sotme. Skuadra e Pirlos do të kërkojë të rikthehet te fitorja në kampionat, pas disfatës në ndeshjen e fundit të 2020-ës ndaj Fiorentinës. Torinezët tashmë ndodhen 13 pikë larg kryesuesve të Milanit, me të cilët përballen në mesjavë dhe do të kërkohet ngritja dhe rikuperimi nga ndeshja e sotme.

Megjithatë nuk do ta kenë aspak të lehtë, pasi Udineze ka treguar se mund t’i hapë probleme ekipeve të mëdha, dhe mjafton të kujtohet ndeshja e fundit ndaj Juves, ku sezonin e kaluar triumfuan me rezultatin 2-1.

FORMACIONET ZYRTARE: