Andrea Pirlo nuk e ka llogaritur për asnjë moment mesfushorin Sami Khedira që prej kohës kur mori drejtimin e Juventusit. Tekniku italian ia ka bërë të qartë gjermanit se duhet të gjejë një skuadër tjetër.
Futbollisti e ka vendosur dhe do të prezantohet shumë shpejt te Hertha Berlin. Kicker shkruan se veterani do të rikthehet në Bundesligë dhe pritet të jetë një ndihmë e madhe për Herthan.
Klubi gjerman po vuan shumë dhe mendohet se eksperienca e Khedirës mund t’i ndihmojë. Futbollisti ka shumë kohë që nuk luan, pasi ndeshja e tij e fundit ka qenë ndaj Milanit në qershorin e 2020.