Të gjithë pasagjerët që mbërrijnë në aeroportet greke nga vendet e huaja do t’i nështrohen një karantinë shtatëditore, ndërsa njoftimet ekzistuese COVID-19 shtrihen për fluturimet nga jashtë deri në mesnatën e së enjtes, më 21 janar.
“Të gjithë pasagjerët që hyjnë në Greqi nga jashtë, përfshirë vendet anëtare të BE-së, do të hyjnë në vetëkarantinim shtatëditor në vendin që ata kanë deklaruar si qëndrim të përkohshëm në Formularin e Lokatorit të Pasagjerëve (PLF)”, tha Autoriteti i Aviacionit Civil.
Për ata që mbërrijnë nga BM, do të ketë teste të shpejta për të gjithë pasagjerët dhe në fund të karantinës shtatëditore ata, gjithashtu, do të duhet të përsërisin testin PCR.
Sipas autoriteteve, nëse ndonjë pasagjer rezulton pozitiv, karantina do të zgjatet në 14 ditë.