Sot Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj ishin në Shijak për të parë nga afër punimet për nisjen e themeleve të 9 pallateve të para që do të ndërtohen nga 30 gjithsej. 163 familje do të marrin apartament në këto pallate 7 katëshe me rreth 17.350 m². Kati i parë do të jetë njësi shërbimi.
Kryetari i bashkisë Elton Arbana thotë se të gjitha pallatet do të dalin në pronësi të Bashkisë Shijak, më pas do të bëhet shpërndarja sipas vlerësimit të dosjeve që ka bërë grupi i ngritur në bashki.
Brenda 15 janarit përfundojnë të gjitha banesat individuale të nisura.
Kryebashkiaku Arbana falenderon Kryeministrin dhe Qeverinë për gjithë mbështetjen që i ka dhënë dhe po i jep Shijalut për familjet e pastreha që po bëhen me shtëpi të re, më të sigurtë dhe me standartet europiane.