Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një statusi ka bërë me dije se nesër do të nisë vaksinimi anti-covid.

Statusi i Edi Ramës: LAJM I MIRË. Nesër nisim vaksinimin antiCovid19. #PunëJoGjumë.

Kujtojmë s në datën 1 janar 2021 me anë të një deklarate për mediat, kryeministri Edi Rama njoftoi se në Shqipëri 10.750 doza të vaksinës do vijnë në javën e tretë të janarit, pas marrëveshjes së arritur me kompaninë Pfizer.

Më tej Rama ka shtuar se 30 mijë doza të vaksinës do të vijnë në shkurt dhe në vazhdim. Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se puna për sigurimin e vaksinimit nuk është ndalur me kaq, pasi sipas tij 9 mijë doza do të na i sjellin 2 vende partnere në mes të janarit. (Lexo.al)