Kryenegociatori i Shqipërisë me BE-në, Zef Mazi ka raportuar për punën e Shqipërisë për integrimin e vendin në këtë Union. Ai tha se Shqipëria i ka plotësuar kushtet e vendosura përpara konferencës së parë qeveritare.
“Viti 2020 ishte i vështirë, BE kishte në zhvillim e sipër miratimin e tre dosjeve madhore, marrëveshja për daljen e Britanisë, miratimi i buxhetit afatgjatë, dhe me pllakosjen e pandemisë kishte planin e rimëkëmbjes. Me këto 3 dosje të mëdha, vend të veçantë zinte dhe paketa e zgjerimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriu., Në 2018 komisioni propozoi hapjen e negociatave, dështimi i unionit për të marrë vendi pozitiv në 2019, u konsiderua nga kryeministri italian si ‘gabim historik’. Në 2020 Këshilli vendosi hapjen e negociatave, pas këtij vendimi objektiv mbetet ,mbajtja e konferencës së parë qeveritare. Vendimi politik për hapjen e negociatave u mor 25 mars 2020, konferenca e parë do të mbahej sa më shpejt, kështu ishte e shkruar, deri atëherë vendi duhet të ketë përmbushur kërkesat specifike. Bazuar në ndarjen e qartë se jo të gjitha kërkesat e renditura duhet të përmbushen para konferencës së parë, u hartuan masat për caktimin e prioriteteve, sipas këtij këndvështrimi plani i veprimin përcaktoi hapat që duhet të përmbushet Miratimi i Reformës Zgjedhore, sipas OSBE-ODIHR, Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë, Ngritja e SPAK dhe BKH, forcimi kundër luftës se Korrupsionit. Këshilli i 25 marsit përcaktoi dhe përparësi të tjera. Puna konkrete ishte vijimi pa u ndalur i reformave,
Në 5 qershor Këshilli politik përfundoi draftin, u arrit marrëveshja ndërpartiake. Ndryshimet në Kod adresojnë rekomandimet e OSBE-ODIHR. Gjykata Kushtetuese ka 7 anëtarë. Emërimi i 3 kandidatëve mundësoi funksionimin e një prej dhomave. Është plotësuar dhe kushti tjetër. SPAK dhe BKH është plotësisht funksionale. Zhvillimet e mësipërme përmbushin kushtin, lufta kundër korrupsionit është shënuar progres. Rezultate të prekshme arritën përfshirë bashkëpunimit me vendet e BE-së”, tha Mazi.