Lëkundje tërmeti me magnitutë 3.9 të shkallës Rihter goditën vendin para pak çastesh.Sipas qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare, vatra kishte një thellësi prej 10 km ndërsa epiqendra ndodhej 26 kilometra në veri të Durrësit si dhe 38 km në perëndim dhe veriperëndim.
Lëkundje tërmeti u regjistruan edhe ditën e djeshme në juglindje të vendit. Magnituta ishte 3.1 ndërsa epiqendra 19 kilometra në jug të Korçës.