Eksportet bujqësore të sezonit janë dyfishuan në dhjetor të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Lindita Kondi, përgjegjëse e qendrës së eksporteve në Vlorë u shpreh se “gjatë muajit dhjetor 2020 janë eksportuar në total rreth 3 840 tonë produkte bujqësore, nga dy qendrat kryesore të grumbullimit në Lushnjë dhe Fier, drejt 13 shteteve të Bashkimit Europian dhe vendeve të rajonit”.

Sipas saj, gjatë këtij muaji 192 kamionë trajlerë, me kapacitet rreth 20 tonë secili, janë furnizuar me prodhime të ndryshme bujqësore nga zonat e Lushnjës, Fierit, Vlorës dhe Sarandës, për t’i eksportuar drejt vendeve të ndryshme europiane, por edhe më gjerë.

Krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë, vihet re rritje me 8% e eksporteve bujqësore nga këto dy qendra. Ku dominojnë produktet e sezonit dhe të serave.

“Në këtë periudhë (dhjetori ) peshë kryesore mbajnë mandarinat eksporti i të cilave është rritur me 18% krahasuar dhjetor 2019. Ndërsa vijon në sasi të konsiderueshme, me rritje nga java në javë edhe eksporti i domateve, specit, mollëve, perimet e dimrit, lakër, karota, bimët mjekësore”- tha Kondi.

Ajo shprehet se rritja e eksporteve po kthehet në trend të qëndrueshëm, por veçanërisht në këtë sezon, siç thotë Kondi, “treguesi në rritje, lidhet edhe me kërkesën e shtuar të konsumatorit në këtë muaj festash”.

Fermerët po kultivojnë prodhime të orientuar nga kërkesa e tregut dhe veçanërisht për eksport duke aplikuar standardet e certifikimit ndërkombëtar që u garanton shitjen e të gjithë prodhimit.

Ndërkohë prodhimi vendas vijon të furnizojë normalisht edhe tregun e brendshëm duke sjellë stabilitet edhe në çmimet e shitjes së këtyre prodhimeve.