Qeveria spanjolle zgjati sot për dy javë, deri më 16 shkurt, kufizimet e vendosura për të mbërriturit me avion dhe anije të udhëtarëve nga Britania e Madhe, për shkaka të pasigurive të vazhdueshme për variantin britanik të koronavirusit.
“Vetëm hyrja e personave rezident në Spanjë dhe Andorra do të lejohen nga Brtiania e Madhe deri në këtë datë”, theksoi qeveria në një deklaratë.
Kjo është zgjatja e tretë e kësaj mase që kur hyri në fuqi në fund të dhjetorit.
Spanja më pas vendosi, ashtu si shumë vende të tjera europiane, të zbatonte këtë masë në përgjigje të frikës së ngritur nga zbulimi i një lloji më ngjitës të virusit në Britaninë e Madhe.
Rreth 200 raste të konfirmuara të variantit britanik janë regjistruar në Spanjë, por autoritetet shëndetësore spanjolle tremben se ky lloj virusi më ngjitës do të përhapet ndjeshëm në vend gjatë muajit mars.