Vitet e fundit, fondet e programeve dhe skemave mbështetëse të financimit për sektorin e bujqësisë, kanë njohur rritjen më madhe si asnjëherë më parë në 30 vite.
Agjencia e Zhvillmit Bujqësor dhe Rural, bën të ditur se, në terma më afatgjatë, që nga viti 2013 e deri më sot janë alokuar 110 milionë euro mbështetje për fermerë dhe agropërpunues përmes mbështetjes direkte dhe me grante.
I gjithë ky buxhet i investuar edhe ndër vite ka pasur një impakt të madh në investime konkrete ne shtimin e sipërfaqeve të mbjella, permiresimin e teknikave te prodhimit, rritjen e mekanizimit, por kësisoj kanë rritur edhe punësimin, pasi duke u shtuar puna, shtohet edhe kërkesa për fuqi punëtore.
Ndërsa është rritur nga viti në vit, numri i familjeve fermerëve që kanë përfituar financime të drejtëpërdrejta dhe gjeografia e vendeve ka prekur fermerë nga jugu e deri në veri të vendit. Ndërsa specifikisht vetëm nga Skema Kombëtare janë mbështetur 182 agropërpunues nga viti 2013 me vlerë mbi 2.7 miliardë lekë.