Mbi 8 mijë raste aktive me koronavirus regjistrohen aktualisht në Kosovë. Së fundi janë raportuar 4 raste të vd ekjes nga COVID-19, duke e çuar numrin total të vik timave në 1.340.

Kujtojmë se dje u raportuan 229 raste të reja me koronavirus, ndërkaq numri total i të infektuarve ka shkuar në 51 mijë e 731, nga 186 mijë e 31 mostra të testuara deri më tani në vend.

Të shtunën u raportua se brenda 24 orëve janë shëruar 363 pacientë, ndërkaq numri total i të shëruarve ka arritur në 42 mijë 215. Ndërkohë, qyteti me më së shumti të infektuar vazhdon të jetë Prishtina.