Papa Françesku është shprehur me kritika për të gjithë ata personat që kanë shkuar me pushime dhe kanë festuar festat e fundvitit. Në lutjen e tij ditën e sotme, ai tha se këta njerëz nuk menduan për të tjerët që ishin mbuyllur në shtëpi apo dhe për të sëmurët por menduan për pushimet e veta.
Lexova ndër gazeta një gjë, që më trishtoi jo pak: në një vend, nuk po më kujtohet emri, për të ikur nga locdoën e për t’i kaluar sa më mirë pushimet, dolën dje më se 40 avionë. Po këta njerëz, që janë njerëz të mirë, si nuk menduan për ata, që ishin të mbyllur në shtëpi, për problemet ekonomike të atyre, që u rrënuan nga locdoën, për të sëmurët? Menduan vetëm për pushimet e veta, për të kënaqur veten. E kjo më hidhëroi pa masë!
Papa Francesku bëri thirrje që këtë vit njerëzit të mendojnë më shumë për njëri-tjetrin. Ne nuk e dimë se çfarë do të rezervojë 2021, por ajo që të gjithë ne mund të bëjmë është që të bëjmë më shumë përpjekje për t’u kujdesur për njëri-tjetrin.