Kancelarja gjermane, Angela Merkel ftoi presidentin amerikan, Joe Biden për një vizitë në Gjermani, që prej momentit që do ta lejojë pandemia, gjatë bisedës së tyre të parë telefonike pas marrjes së funksionit të presidentit amerikan, njoftoi zëdhënësi i qeverisë. “Drejtuesja gjermane, e cila do të largohet nga funskioni pas zgjedhjeve legjislative të 26 shtatorit, theksoi për Joe Biden se Gjermania ishte e gatshme të merrte përgjegjësitë e saj për t’i bërë ballë sfidave ndërkombëtare me partnerët europianë dhe tranatlantikë”, theksoi Steffen Seibert në një komunikatë të shkurtër.
“Dy krerët ranë dakord për faktin se lufta kundër pandemisë së COVID-19 ka nevojë për përpjekje ndërkombëtare të riforcuara”, shtoi ai në përfundim të një bisede shumë të ngrohtë. Angela Merkel përshëndeti vendimet e Joe Biden për të rintegruar vendin e tij në Marrëveshjen e Parisit për klimën si dhe në Organizatën Botërore të Shëndetësisë.