Meteorologja Adiola Bani tha për Report Tv se gjatë natës do të ketë rreshje shiu në të gjithë vendin kryesisht në formë rebeshi, ku në veri dhe qendër herë pas herë bëhen intensive.

Nga dita e hënë e në vijim priten më pak reshje shiu, ndërsa na pret një fundjavë e ftohtë me temperatura që arrijnë deri në -10 gradë celsius në zonat malore.

Sot gjatë natës deri nesër në mëngjes priten reshje në të gjithë vendin kryesisht në forme rrebeshi ku në veri dhe qendër bëhen herë pas here intensive. Nesër në mesdite dhe në vijim presim me pak reshje në vend. Duke filluar nga e mërkura deri në fundjave mot më i qëndrueshëm, por shumë i ftohtë. Na pret 1 fundjavë e acartë ku temperaturat zbresin deri në -10 në zonat malore po ashtu dhe zonat perëndimore kalojnë në vlera negative gjatë mëngjesit”, tha Bani. (Shqiptarja.com)