Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ditën e sotme ka marrë pjesë në telekonferencën e drejtuesve të vendeve të Grupit të Menaxhimit COVID-19 të vendeve të BE-së. Udhëheqësit gjatë takimit kanë shkëmbyer mendime mbi situatën e epidemiologjike, si edhe për fushatat e vaksinimit të qytetarëve.
“BE duhet të procedojë sa më shpejt të jetë e mundur, në lidhje me miratimin e vaksinës anti-COVID AstraZeneca dhe kompanive të tjera”, ka theksuar kryeministri grek gjatë takimit.
Pjesëmarrësit evropianë gjithashtu ndanë shqetësimin e tyre në lidhje me disponueshmërinë e ulët të vaksinave në këtë fazë dhe theksuan se Evropa duhet të marri masa sa më shpejt.
Gjatë takimit është folur edhe lidhur me kërkesën e Mitsotakis lidhur me krijimin e një certifikatë vaksinimi, i cili do të shërbejë si një mjet prove për qytetarët të cilët kanë kryer vaksinën, në mënyrë që lëvizja brenda BE-së të bëhet më e lehtë. Ditën e sotme kryeministri grek mori dozën e dytë të vaksinës anti-COVID.