ARRSH njofton se si pasojë e reshjeve të shiut ka rënie gurësh në aksin Librazhd-Elbasan, saktësisht afër Murashit. Sipas njoftimit zyrtar, kontraktori i mirëmbajtjes ndodhet në terren por drejtuesit e mjeteve duhet të kenë kujdes.
“Drejtuesit e mjeteve të udhëtojnë me kujdes për shkak të reshjeve dhe lagështisë në rrugë, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën”, thuhet më tej në njoftim.
Njoftimi i plotë: Rënie gurësh në aksin Librazhd-Elbasan, afër Murashit, një zonë problematike sa herë që ka reshje.
Kontraktori i mirëmbajtjes i ndodhur në terren po punon me mjete e punëtorë për pastrimin e plotë të rrugës për ta rikthyer qarkullimin në normalitet. Drejtuesit e mjeteve të udhëtojnë me kujdes për shkak të reshjeve dhe lagështisë në rrugë, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën.