Në qarkun e Korçës situata e motit paraqitet normale. Raportohet për reshje shiu me intensitet mesatar dhe reshje bore në zonat malore ku trashësia e borës së rënë arrin deri në 10 cm. Rrugët përgjithësisht janë të hapura dhe të kriposura, ndërsa në Dardhë e Boboshticë rekomandohen zinxhirë apo goma dimërore.
NJOFTIMI I PLOTE
Në Qarkun e Korçës, gjatë gjithë natës ka patur rreshje shiu me intesitet mesatar, dhe mbi 1300 m ka patur rreshje debore ku trashësia e saj eshte 5-10 cm.
Aktualisht rreshje nuk ka.
Gjendja e rrugëve nacionale dhe atyre rurale në përgjithësi paraqitet e mirë. Të gjitha akset rrugore janë të hapura dhe të kriposura. Në aksin K/Boboshticë-Dardhë nga km 8 deri në km 14 , në orët e para të mengjesit lëvizja e mjeteve rekumandohet me zinxhir, ose goma dimërore.
Ne furnizimin me energji elektrike, aktualisht ka probleme në fidrin nr 6, te Mollasit, bashkia Kolonje. Probleme me energjine ka dhe zona e Vithkuqit. Nga OSHEE po punohet për riparimin e defektit dhe ne kete fider.