Kryeministri Edi Rama po zhvillon një konferencë me ministren e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj dhe Drejtoren e Tatimeve, Delina Ibrahimaj ku në fokus kanë ekonominë. Denaj tha se përpjekjet për të luftuar informalitetin kanë nisur që në 2013 dhe siç thekson ajo e kanë nisur nga një kënetë për të ndërtuar një karabina.

“Jemi në një moment të rëndësishëm për të projektuar të ardhmen por duhet të shohim nga e shkuara. Jemi në momentin e një procesi rindërtimi të rëndësishëm që do të sjellë shumë të ardhura.

Përpjekja për të luftuar informalitetin nuk ka filluar sot por në 2013. Në 2013 e nisëm nga një ardhur shumë e ulët. Nga një kënetë, dhe ndërtuam një karabina. Rritën në 27.8% të ardhurat e produktit të brendshëm bruto.

Bizneset më parë ishin në informalitet. Tatim fitimi u rrit me 142% nga 2013.
Me 225 mijë vende pune shtesë. Mirëadminikstrimi fiskal ka qenë i rëndësishëm për të ndërtuar katë karabina. Do të ngelesha pak e tatimi mbi vlerën e shtuar, një element shumë i rëndësishëm për bizneset”, tha ministrja.

Gjatë konferencës Denaj shtoi synojnë të rrisin me 10% të ardhurat nga fiskalizimi si dhe të ardhurat e PBB-së synojnë të shkojnë në 30% për të arritur atë mesatare që ka rajoni.

“Për të vijuar në procese në të cilat kemi filluar punë në 2 vitet e fundit në sisteme. Këto sisteme nuk janë sisteme që nisin sot por kanë nisur përpara 2 vjetësh. Të gjithë elementëve të 7 ligjeve, ku synojmë të rrisim me 105 të ardhurat në buxhetin e shtetit. Kjo nuk është një punë lehtë por do bëjë me baltë të gjithë personat që do të ndërtojnë këtë karabina.

Për të embarguar në këtë process ka nevojë për komunikim më të drejtpërdrejtë, ne jemi duke punuar për një nga proceset kryesore siç është fiskalizimi. Synojmë të rrisim me 10% të ardhurat nga fiskalizimi. Bizneset flasin vetë për marrëdhëniet e përmirësuara mes tyre dhe administratës. Synojmë rrijten e të ardhura në PBB që synojnë të shkojë në 30% për të arritur atë mesatare që ka rajoni”, tha Denaj.