Zlatan Ibrahimovic i ka hedhur poshtë akuzat për fyerje racore ndaj Romelu Lukakut në përleshjen mes tyre në humbjen e Milanit kundër Interit në çerekfinale të Kupës së Italisë, duke thënë se në botën e tij nuk ka vend për racizm dhe se të gjithë njerëzit janë njëlloj. S ulmuesi i Milanit Ibrahimovic u akuzua për gjuhë raciste dhe fyese ndaj sulmuesit të Interit, në derbin që Milani e humbi 2:1 në çerekfinale të Kupës së Italisë. Lukaku e humbi toruan pas një ndërhyrjeje të Alessio Romagnolit ndaj tij, duke e shfaqur tërbimin me kapitenin e kuqezinjve.
Ibrahimovic ndërhyu duke i thënë belgut “bëjë ritualin tënd të leshit vudu, gomar i vogël”. Kjo u cilësua si fyerje raciste prej suedezit. Sulmuesi veteran, 39 vjeç, ka reaguar tani në rrjetet sociale, duke këmbëngulur se nuk ka bërë asnjë fyerje racore ndaj Lukakut.
Në një video që e postoi në Instagram, Ibra shkroi: “Jemi një”. Më pas, në një reagim në Twitter, ai shtoi: “Në botën e ZLATANIT nuk ka vend për racizëm. Të gjithë jemi të së njëjtës racë; të gjithë jemi të barabartë. Të gjithë jemi lojtarë, disa më të mirë se të tjerët”.