Pas sulmit koordinuar ndaj sipërmarrjeve të nxitura nga thirrjet në protesta që dëmtojnë imazhin e Shqipërisë turistike reagoi edhe kryeministri Edi Rama. Vlerësimet negative të publikuara në profilet e disa bizneseve shqiptare në Google, kreu i qeverisë i cilëson si një sulm kriminal të ushtruar nga ata që kanë marrë peng protestën e flamingove.

“Ekonomia jonë e turizmit u godit pabesisht nga terrori digjital mbi sipërmarrjet mikpritëse në kulmin e sezonit. Artikulli i @TiranaExaminer shpjegon se si një organizim i motivuar politikisht u kthye në agresion ekonomik kundër vendit dhe familjeve që jetonë me turizmin”, shkruan Kryeministri në rrjetin social ‘X’.