Një jetë personale e trazuar, një skandal i pakomfirmuar seksual në mes të Kuvendit, pronare në një kompani ndërtimi në moshën 25-vjeçare, mashtrim i qytetarëve duke i shitur dy herë të njëjtën pronë, e apasionuar pas makinave të shtrenjta dhe “magjistare” që arrin të blejë prona në mes të kryeqytetit me vetëm 100 euro për metër katrorë. Nuk janë pasazhe nga filmi i Leonardo di Caprios, “Ujku i Wall Street”, por jeta reale e ish-ministres, deputetes dhe një prej figurave më të njohura të PD, Grida Duma. Le t’i marrim me radhë. Pasuria e paluajtshme – Në vitin 2011, kur ishte ende ish-zv.Ministre, Grida Duma deklaron në mënyrë të mangët pasurinë e saj në ILDKP. E mangët sepse në deklaratën fillestare nuk figuron asnjë e dhënë për asetet e saj monetare. Megjithatë, ekzistojnë të dhëna për pasuritë e paluajtshme që ajo vetë ka deklaruar. Kështu, Grida disponon një apartament 152 metra katrorë në Tiranë, të blerë për 90 mijë euro. Disponon gjithashtu edhe një penthouse në Durrës, një apartament me sipërfaqe 121 m2 dhe 90 m2 tarracë, të blerë për 72 mijë euro. Megjithatë, e dhëna që të bën të shqyesh sytë, një apartament tjetër po në Tiranë, me një sipërfaqe të bollshme prej 153 m2, por që çuditërisht ish-deputetja ka shpenzuar vetëm 18.500 dollarë për ta pasur. Duke bërë këtë, Duma ka thyer të gjithë ligjet e tregut, duke u bërë pronare e një shtëpie në Tiranë për vetëm 100 euro metri katror, shifër e padëgjuar ndonjëherë jo vetëm në kryeqytet, por kudo në vend. Ekziston një tabelë reference për çmimet për m2 në çdo qytet të Shqipërisë. Tirana është natyrshëm qyteti më i shtrenjtë, me çmime referencës që variojnë nga 80.000 Lek për m/2 e më shumë.
Në vijim, vijnë qytete si Vlora 61.000 m2, Durrësi 67.500 m2, Fieri 53.000 Lek m2, etj. Më pas, në një gabim amator, në deklaratën e saj të pasurisë të vitit 2013 Grida raporton për shitjen e një apartamenti 53 m2 për 4.9 milionë lekë të reja. Nga doli ky apartament, që në deklarimin fillestar nuk figuron???
http://spending.data.al/files/money_poëer/10404D111_Redacted.pdf
Automjetet luksoze – Ish-zv.ministrja, deputetja dhe kandidatja për Bashkinë e Durrësit ka një tjetër pasion të veçantë. Makinat luksoze. Në vitin 2011 ajo kishte blerë një veturë të re, Chevrolet Captiva për vlerën e raportuar të 33 mijë eurove. Në vitin 2013, Duma vendosi të marrë edhe një BMË luksoze, me vlerë 15 mijë euro. Ndërkohë, në vitin 2018, në “varfërinë” e opozitës, Grida shpenzoi 38 mijë euro, të paktën sipas deklaratës, për një makinë që vlen mbi 100 mijë euro, një Land Rover të ri, “Discovery Sport”. Është e habitshme që në deklaratat e saj, Duma thekson se i zotëron njëkohësisht të treja këto automjete. Tani, nuk janë të paktë shqiptarët që shpenzojnë shumë për një automjet të shtrenjtë. Janë të shumtë edhe ata që i ndërrojnë makinat vazhdimisht. Por, të kesh 3 automjete ultra luksoze, e divorcuar dhe pa angazhime familjare, të gjitha për vete, janë shumë të paktë ata që i disponojnë apo qe mund tia lejojne vetes ti kene.
Firma ndërtimi dhe mashtrimi me apartamentet – Me një vendim të gjykatës së rrethit gjyqësor Tiranë, të 8 shtatorit 2015, i erdhi fundi një histori ortakërie e denjë për romanet e Komedisë Njerëzore të Balzakut të madh. Personazhet janë Grida Duma dhe biznesmeni Roland Rexho, lindur në Vlorë në vitin 1958 dhe banues në Tiranë. Kompania në të cilën Duma ka hyrë si ortake në moshën 25 vjeç (Nuk dihen assetet që ka përdorur) ka pasur synim ndërtimin e pallateve në Tiranë nga firma “Kristian Construction”, dhe më pas shitjen e të njëjtave apartamente, personave të ndryshëm. Sipas dokumentave tatimorë, konkretisht ekstraktit historik në QKR për subjektin tregtar “Kristian Construction”, Grida Duma ka hyrë si aksionere ortake me 30% në këtë kompani ndërtuese, më 13 dhjetor 2002, në moshën 25 vjeçare, ku aksioneri kryesor ishte asokohe 44 vjeçari Roland Rexho. Më 28 shkurt 2008 ndodh një ndryshim “interesant”: Largohet aksionerja Grida Duma dhe vjen aksionarja Grida Shqina, në fakt i njëjti person, por me mbiemrin e bashkëshortit. Më 29 janar 2010, aksionarja e pakicës largohet nga kjo kompani. Dhe siç dëshmohet më pas, nuk do kalojë shumë dhe për kompaninë në fjalë fillojnë problemet, me ortakun që zhytet gjithnjë e më shumë, sa më shumë që publicizohet emri i Dumës në politikën e Partisë Demokratike.
Ka edhet një tjetër përkim interesant. Nëse në shtator 2011, Grida Duma do fillonte detyrën e re të zv.Ministres së Integrimit, pikërisht këtë muaj, me diferencë ditësh, nisin kërkesat e para të përmbaruesve privatë, ndaj “Kristian Construction”, për sekuestro konservative të aseteve deri në shlyerjen e plotë të detyrimeve të paditësve, që kishin fituar gjyqet. Shoqëritë “Shërbimi Përmbarimor ZIG”, “Poëer & Justice”, Zyra Përmbarimore Kozeta Caka, “PETANI BAILIFF’S OFFICE” sh.p.k etj, nuk rreshtin së kërkuari sekuestro, deri në fund të vitit 2013.Gjatë kësaj kohe, do të mjaftonte një padi për mashtrim, për të nxjerrë zinxhirin e historive të tjera të lidhura me znj. Duma. Ajo dhe partneri i saj në biznes u paditën nga qytetari Albert Pali, 85 vjeç, për vjedhje dhe mashtrim. Të moshuarit pronar i një trualli ku Duma dhe partneri kanë ndërtuar një pallat, i ishin premtuar tri apartamente, të cilat nuk i janë dhënë. Pas 6 vitesh sorollatje, ku Duma e Rexho kanë ndërruar edhe celularët dhe adresën e selisë së firmës, Pali ka vendosur t’i drejtohet Prokurorisë. Një ditë pas publikimit të lajmit mbi padinë u mësua se Duma ka mashtruar edhe qytetarë të tjerë, pasi ka shitur të njëjtin apartament, tek dy klientë të ndryshëm. http://www.gazetadita.al/si-u-be-grida-duma-biznesmene-ndertimi-ne-moshen25-vjecare-dhe-e-verteta-e-akuzave-per-mashtrim/
Divorci pa lajmëruar burrin – Divorci është pjesë e jetës dhe shumë personave fatkeqësisht u ka ndodhur. Pothuajse asnjë ama, nuk i ka ndodhur të divorcohet pa e ditur. Përjashtim bën ish-bashkëshorti i Gridës, Ilir Shqina, dikur edhe profesori i saj. Dokumeti i bashkangjitur i gjykatës provon pikërisht këtë fakt, që zoti Shqina nuk ishte në dijeni të divorcit të kërkuar ngadeputetja. http://www.albeu.com/shqiperi/detajet-e-divorcit-ndarja-u-kerkua-nga-grida-bashkershorti-nuk-u-vu-ne-dijeni-foto-lajm/452232/ Media poashtu publikoi disa biseda ku deputeti demokrat Ervin Salianji komunikonte me një gjuhë të shthurur me G.D. ketë Duma se ka pranuar, por faktet janë fakte. Ata janë kapur shpesh bashkë nëpër restorante sëbashku.