Komiteti i Teknik i Ekspertëve të Ministrisë së Shëndetësisë ka lënë në fuqi masat kufizuse në vendin tonë. Sipas ministres së Shëndetësisë vendi do të vazhdojmë të njëjtën mënyrë, atë të ndalimit të qarkullimit pas orës 22:00 të darkës deri në orën 6:00 të mëngjesit.

E njëjti orar do të vijojë për baret dhe restorantet, ndërkohë që Universitetet do vijnë sërish mësimin online deri në një vendim të dytë. “Komiteti i Ekspertëve ka vlerësuar situatën dhe ka marrë vendim të vijojnë të mbeten në fuqi masat e kufizimit që janë aktualisht në fuqi.

Pra: Ndalohet qarkullimi nga ora 22:00 deri në 6:00 të mëngjesit për qytetarët. Do mbetet pezullimi për baret dhe restorantet nga ora 22:00 deri në 6:00 të mëngjesit. Ata që për arsye pune dhe emergjenca do të mund të marrin leje në E-Albania.

Vendimi tjetër i ekspertëve është mbi mësimin në Universitete do të jetë online deri në një urdhër të dytë”, tha Manastirliu.

FLUTURIMET

Komiteti i Eksperteve ka dal në vendimin se fluturimet me Britaninë e Madhe do të mbeten të pezulluara dhe kësaj radhe deri në 1 shkurt.

“Duke qenë se data 18 ishte dita e fundit që do vlerësonim fluturimet e Britaninë e Madhe, duke qenë se ka informacione të tjera për rritjen e rasteve të infektuar me variantin e ri të COVID-19, Komiteti ka marrë vlerësim që fluturimet me Britaninë do të mbeten të pezulluara deri në datën 1 shkurt”, tha ajo.

PROCESI I VAKSINIMIT

Në komunikimin e sotëm, Ministrja Manastirliu foli dhe për vijimin e procesit të vaksinimit për COVID-19.

Sipas saj deri më sot janë vaksinuar 369 mjeke, infermierë dhe epidemiologë. “Po vijon puna për vaksinimin e mjekëve dhe infermierëve në frontin e parë të luftës me Covid-19.

369 mjekë dhe infermierë janë vaksinuar, ne do vijojmë me planin tonë të vaksinimit. Do fillojmë me grupet e riskut, personelin mjekësor, shtëpitë e të moshuarve dhe vaksinimi i kombinuarve plus 75 vjeç.

Ajo që dua ë ndaj me ju është që pavarësisht të gjithë përpjekjeve tona, punës që vijon prej 11 muajsh në gjithë territorin e vendit në sistemin shëndetësor, duhet të vijojmë të tregojmë të njëjtin kujdes të distancimit social, higjienën dhe maskën.

Të bëjmë të mundur që të kemi një ecuri të kësaj që kemi patur të kontrolluar të pandemisë së COVID-19.