Si sot një vit më parë, Britania shënojë viktimën e parë nga coronavirusi për tu shndërruar në të “sëmurin e Evropës” ku numri i të vdekurve këtë fundjavë është më shumë se 105 mijë jetë të humbura. Pavarësisht kësaj shifre, 8 milionë britanike tashmë janë vaksinuar, më shumë se çdo vend tjetër në Evropë, por ka një hezitim shqetësuese në radhët e komuniteteve të ndryshme etnike që jetojnë në ishull, të cilët ngurrojnë të bëjnë vaksinën, mes tyre edhe nga shqiptarët e Britanisë. “Edhe pse Britania është shndëruar në zilin e pjesës më të madhe të botës për nga rritmi i vaksinimit, duke shpëtuar miliona jetë njerëzore nga virusi vdekjeprurës, shifrat zyrtare tregojnë se ka pjesë të caktuara të komuniteteve etnike të ardhur prej dekadash apo vitet e fundit, që ende ngurrojnë të bëjnë vaksinën e covidit, fakt që ka shtyrë qeverinë britnaike të bëjë fushatë për ndërgjegjësimin e përfitimveve të bërjes së vaksinave anti-covid. “

Hezitimi në radhët e grupeve etnike për të bërë vaksinën, por edhe shifrat aktuale deri me sot flasin se rreth 72 për qind e pjestarëve të këtyre komuniteteve kanë pak gjasa që ta marrin vaksinën, përfshi shifra të larta edhe në radhët e grupeve etnike me ngjyrë të bardhë edhe ato të ardhura nga vendet e Evropës lindore. Ndërkohë, sipas shifrave klinike zyrtare të bardhët në grupet prioritare të vaksinimit këtu ne Britani, kanë dëshirë të vaksionhen dy herë më shumë sesa banorët me ngjyrë apo nga grupe të ndryshme etnike, të cilët hezitojnë të bëjnë vaksinën e cividit, për një mijë e një arsye, qofshin edhe ato fetare apo kulturore. Kjo është arsyeja që pjesë e fushatës sensibilzuese të qeverisë britanike është tashmë edhe një nga shoqatat me aktive te komunitetit shqiptar ne Britani, “Shpresa Programme” e nderuar me Cmimin e Mbretereshës së Anglisë, Elisabet, si dhe dhe çmimin e Artë në Samitin e Diaspores ne Tirane, e cila po vaksinon përdoruesit dhe vullnetaret e kësaj shoqate.

Pjesë e kësaj fushate sensibilizimi ishte edhe vaksinimi vullnetar që unë personalisht bëra për të ndërgjegjësuar shqiptarët e Britanisë për avantazhet e bërjes se vaksinës, dy ditë më parë. Fatkeqësisht Top-Channel në Londër, mëson se ka edhe një numër jo të vogël në radhët e komunitetit shqiptar në Britani, që ngurojnë të bëjnë vaksinën në radhët e të moshuarve, por edhe të të rinjve. Ne kushtet kur ne vendet nga vijme si ne rastin e Shqiperise, ku jane bere ne total aq vaksina deri me sot sa ben Britania ne me pak se dy minuta, e Kosova ende se ka filluar, ne kushtet kur neserdej te mos mund edhe te udhetoni dot ne atdhe, pa u vaksinuar, e kur mund te infektoni edhe te tjeret duke qene te pambrojtur, mesazhi i qeverise britanike eshte, mos luani “ruleten ruse” me nje armik qe nuk diskriminon dhe respekton askend, pasi sot mund te jesh gjalle por largqofte 28 dite me pas, shnderohesh ne statistika ditore vdekjesh nga Covidi, nese ende do ngurosh te vaksionohesh.