Shqipëria nis procesin e vaksinimit antiCovid. Ky proces po realizohet në ambientet e stadiumit “Air Albania”. Kryeministri Rama ka plotësuar live formularin para vaksinimit. Sot merret doza e parë e vaksinimit, ndërkohë që doza e dytë merret pas 21 ditësh. Shqipëria ka marrë 975 dozat nga një vend i Bashkimit Evropian.

Ashtu siç kishte paralajmëruar kryeministri Rama e para është vaksinuar drejtoresha e Infektivit, Najada Çomo. I dyti është vaksinuar Kryeministri Rama. Ka përfunduar gjithashtu vaksinimi për mjekët Tritan Kalo dhe Pëllumb Pipero.