Mançester Junajtid mendon rikthimin e bujshëm të Kristiano Ronaldos. Sipas asaj që shkruan “Don Balon”, “djajtë e kuq” janë të gatshëm t’i ofrojnë 60 milionë euro Juventusit për yllin portugez.

5 herë fituesi i “Topit të Artë”, ka një kontratë me bardhezinjtë deri në verën e vitit 2022 dhe skuadra nga “Old Trafford” dëshiron t’i bëjë një dhuratë tifozëve të saj me një rikthim në “shtëpi” të Ronaldos.