E kush e ka imagjinuar qe në vitin 2020 do të “shkundej” rutina e qenies më pedante në tokë, njeriut, nga një pandemi të quajtur COVID-19. Aktualisht numri total i infektimeve ka shkuar 99.782.6342, ndërkohë që numri i vi ktim ave është 2.139.214 në të gjithë botën që nga fillimi i pandemisë.
Sipas të dhënave nga worldometer numri total i pacientëve të cilët janë shëruar nga virusi është 71.771.788. Ndërkohë vendi i cili kryeson “listën e zezë” me numrin më të lartë të infektimeve dhe vi kti mave nga koronavirusi është SHBA, më pas India, Brazili, Rusia, Britania e Madhe, Franca, Turqia edhe Italia.
Nuk mjaftonte vetëm kaq, por së fundmi në botë po qarkullojnë variante të reja të COVID-19, gjë që po sjellë shqetësime të shumta pasi ato po përhapen me shpejtësi, megjithatë sipas shkencëtarëve ende nuk është konfirmuar nëse ato janë edhe më të rrezikshme se varianti fillestar.
Në kuadër të këtyre zhvillimeve qeveritë e shteteve kanë ndërmarrë masa të reja izolimi me qëllim minimizimin e përhapjes dhe konfirmimin e rasteve të reja. Ndërkohë vaksinimi ka nisur në shumicën e vendeve të pasura, duke u bërë kështu “drita në fund të tunelit”, për pandeminë.