Në puntatën e sotme në PërPuthen kanë ardhur 4 djem të rinj. Djali i dytë është Kristjani, i cili është mjek alternativ. Ai ka thënë se një ndër arsyet që të bëhet pjesë e programit është që të ballafaqohet me frikën tij për mënyrën se si e prezanton vetën në publik.

Kristjani: Një frikë është fama. Ne po ekspozohemi. Kam dëshirë ti njohë të gjitha gocat. Secila më pëlqen. Kam qenë i ndrojtur. Melisa: Mos nuk do nxjerrësh karakterin tënd për shkak të frikës? Kristjani: Është diçka emocionale. Melisa: Edhe unë jam mjeke e ardhshme.