Autoritetet e Islandës kanë lëshuar ‘pasaportat’ e vaksinimit, të cilat pritet ta bëjnë më të lehtë lëvizjen e njerëzve të vaksinuar. Këto mjete identifikimi, lejohet t’i marrin vetëm personat e vaksinuar me të dyja dozat, ku aktualisht në Islandë janë rreth 4,800 njerëz të vaksinuar, njoftuan zyrtarët.

“Qëllimi është të lehtësojë lëvizjen e njerëzve midis vendeve, në mënyrë që (udhëtarët) të paraqesin certifikatën e vaksinimit në pikën e kontrollit kufitar dhe të përjashtohen nga masat kufizuese të vendosura nga secili vend”,tha Ministria e Shëndetësisë. Aktualisht, vlera e saj mbetet vetëm në teori, pasi nuk është e njohur ndërkombëtarisht. Lëshimi i certifikatave të tilla është diskutuar që prej daljes së vaksinave, por shum vende nuk e kanë marrë në konsideratë. Islanda bëhet vendi i parë në Zonën Shengen që fillon praktikën e lëshimit të këtyre dokumenteve.