Pse po vonojnë vaksinat? Kreu i komitetit teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli tha në Open se plani i vaksinimit do vazhdojë pa probleme, ndërsa nga vonesa nga Pfizer është problem botëror. “Kjo vjen për shkak të kapaciteteve të saj periudhe, sepse kërkesa është shumë e madhe dhe me plotësimin e kapaciteteve do kompensohet vonesa, dhe kështu besoj se nuk do ketë pengesa edhe për vendin tonë.

Vaksinimi po vazhdon ndërkohë, është e sigurt dhe doza e dyte për ata që kanë bërë të parën. Nuk do ketë ndërprerje . Siç tha kryeministri Rama jemi në komunikim të vazhdueshëm me Pfizer, që nuk na ka thënë që nuk do e respektojmë kontratën. Arsyeja e vonëse snuk është vetëm ne por ne te gjithë botën“, tha Rakacolli.