Përfundon karantina për një ekip të studiuesve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në Kinë të cilët shpresojnë të mësojnë më shumë rreth origjinës së Covid-19. Kina i kishte kërkuar ekipit të kalonte një periudhë karantine 14-ditore përpara se të fillonin hetimet në qytetin Wuhan, ku besohet se virusi ka kaluar nga kafshët te njerëzit në 2019.
Kina ka kundërshtuar teorinë se sëmundja filloi në Wuhan, edhe pse kjo është vendi i rasteve më të hershme të njohura të sëmundjes, ndoshta sepse nuk dëshiron të fajësohet si burim i pandemisë. Ajo sulmoi vende si Australia për thirrjen për një hetim.
Misioni i OBSH-së u vonua të paktën një herë për shkak të problemeve të dokumentacionit të vizave. Por, televizioni shtetëror kinez njoftoi të enjten se ekipi do të fillonte punën. Ekspertët duan të kryejnë intervista dhe të vizitojnë spitalet. Ata gjithashtu planifikojnë të shkojnë në tregun e ushqimit ku u gjet për herë të parë koronavirusi që shkakton Covid-19.