OBSH është e bindur se qeveritë dhe prodhuesit e vaksinave duhet të punojnë së bashku për të kapërcyer problemet fillestare dhe u bëri thirrje vendeve të BE-së, në pritje të dozave të vaksinave, të jenë të durueshme. “Prodhuesit po punojnë 24 orë në 24, shtatë ditë në shtatë për të mbushur boshllëqet e furnizimit dhe ne jemi të bindur se vonesat që konstatojmë aktualisht do të kompensohen nga një prodhim shtesë në të ardhmen”, deklaroi drejtori i prodhimit për Europën, Hans Kluge, cituar nga Guardian.
“Solidariteti nuk do të thotë domosdoshmërisht që të gjitha vendet e botës të fillojnë vaksinimin në të njëjtën kohë, por të kuptojnë se askush nuk është i sigurt para se të gjithë të jenë të sigurt”, shtoi ai.